Shkup, 29 nëntor – E lus gjykatën për mëshirë dhe njerëzi për këta persona, sepse siç bëra lutje më 27 prill që të mos rrihen njerëz, lus dhe përgjëroj që të mos shkohet shumë larg me këta njerëz. Këto njerëz njëjtë si edhe ata të cilët ishin rrahur në Kuvend kanë familje dhe për këtë kur e gjithë kjo të përfundojë do të duhet në rrugë të themi Mirëdita. Lutem që të mos ketë më shumë viktima për 27 prillin, theksoi deputeti Vllatko Gjorçev në Gjykatën Penale në Shkup ku dëshmoi për ngjarjet e 27 prillit.
Gjorçev është dëshmitarë i propozuar nga mbrojtja e të akuzuarit Munir Pepiq. Avokati i tij në fillim theksoi se nga lista e dëshmitarëve të propozuar e tërheq propozimin që të merret në pyetje Radmilla Shekerinska -Jankoska për të cilën, siç theksoi , pas kontrollimit të deklaratës së saj në prokurori nuk kishte asgjë që do të ishte në interes të mbrojtjes.
Duke u përgjigjur në pyetjen, Gjorçev tha se nuk e njeh të akuzuarin Munir Pepiç, por se di se më 27 prill ka ndihmuar në evakuimin e të lënduarve dhe në qetësimin e situatës, e cila sipas tij, ishte kaotike. Sipas deputetit Gjorçev, Pepiq ishte paraqitur se është person zyrtar dhe ka pyetur se çka mund të ndihmojë dhe i ka thënë që së bashku të dërgojnë më shumë njerëz në bufe dhe në zyrën e tij.
Theksoi se edhe persona tjerë në seancë kanë ndihmuar.
“Në katin e tretë në zyrën me drita të fikura ishte Ziadin Sela dhe atje ishte zotëria nga sigurimi i kuvendit Abdulfeta Alimi, i cili i kishte ofruar ndihmën e parë dhe na ndihmoi që së bashku me personat e spitalit ta dërgojmë në garazhet”, tha Gjorçev.
Ai u kujtua se i kishte parë Boris Damovskin dhe artistin Vllado Jovanovski se si i qetësojnë njerëzit dhe situatën para kabinetit të Veljanovskit.
“E di se përpjekje për qetësim të situatës ka dhënë edhe sigurimi i kuvendit. Në fund të natës Goran Gjoshevskin e dëgjova se si u thotë njerëzve sigurojeni ndërtesën. Kjo ishte në fund të natës, kur ende kishte njerëz nëpër korridore”, tha Gjorçev.
Tha se në ditët në vazhdim ka pasur mundësi që të bisedojë me Bogdan Ilievskin dhe Mitko Çavkovin të cilët nuk mund të besonin se çka kishte ndodhur