Shkup, 23 janar – Deputeti Vlladimir Gjorçev sot planifikon publikisht të shpallë kandidaturën deri te konventa e VMRO-DPMNE-së, në të cilën do të zgjidhet kandidati për kryetar të shtetit, merr vesh ekskluzivisht “Vesnik.mk” nga burime të afërta, transmeton koha.mk.
Jozyrtarisht merret vesh se gjatë ditës, Gjorçev do të mbajë pres-konferencë në të cilën me opinionin do të shpalosë qëllimet e tij që të bëhet kandidat për kryetar nga radhët e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet presidenciale.