Shkup, 30 gusht – Ajo që po ndodh në Republikën e Maqedonisë me qeverinë e Zoran Zaevit është se Republika e Maqedonisë bukfalisht zhduket, tha Vllatko Gjorçev i VMRO-DPMNE-së, njofton Koha.
“Po ndodh katastrof demografike, ndodh zvogëlim rapid i fëmijëve të posalindur, historikisht më i ulët në historinë e Maqedonisë dhe ndodh rënie drastike e numrin të nxënësve nëpër shkollat maqedonase. Mbrëmë Enti i statistikave të Maqedonisë doli me të dhëna konkrete për numrin e foshnjave të lindura në pjesën e dytë, përkatësisht në pjesën e dytë të vitit 2018. Numri është 5.160 fëmijë të lindur në pjesën e dytë të tre mujorit me Qeverinë e Zaevit, përkatësish recesioni demografik prej 6.3 %. Nëse në ekonomi shpallet rënie prej 1, 2 ose 3 % atëhëerë ajo llogaritet si krizë ekonomike, merren masa urgjente, shpallet katastrofë ekonomike. Qeverisë së Zaevit i ndodh lindja më e ulët e fëmijëve në historinë e Maqedonisë në 70 vitet e fundit”, tha Gjorçev.
Sipas tij, humbim njerëz, shteti zbrazet, shteti mbetet pa popull. Maqedonia sic tha Gjorçev, ishte vendi i vetëm kur rritej shtimi natyror, ndërsa tani kemi vend me më pak shtim natyror, apo fëmijë të posalindur. Vitin e kaluar në Maqedoni u lindër vetëm 21.700 fëmijë.