Tiranë, 27 shkurt – Ministrja shqiptare e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, padinë e parashtruar penale nga ana e presidentit Ilir Meta kundër saj dhe dy funksionarëve të tjerët të lartë në ministri, sot pasdite në konferencë për shtyp e quajti mashtrim juridik.
Ajo konsideron se madje edhe vetë presidenti nuk beson në versionin e tij se ekziston “grup i sktrukturuar” në Ministrinë e Drejtësisë i cili po tenton të organizojë grusht shtet.
“E shpreh keqardhjen time për hallin e madh që i motivon në luftën kundër Reformës në Drejtësi, por akuzat ndaj meje nuk i lehtëson nga pozita e tyre. Presidenti ka krijuar një kauzë fiktive në funksion të betejave të tij politike, që në çdo rast nuk janë në përputhje me përgjegjësitë e tij të larta kushtetuese, si përfaqësues i unitetit të popullit, në momentin e rëndësishëm që po kalon Shqipëria në prag të negociatave”, tha Gjonaj.
Ajo sqaroi se akuzat nga ana e presidentit Meta janë të pabaza, duke cekur se nga ana e tij nuk janë respektuar afatet e parapara me Kushtetutë, me të cilat në periudhë prej 30 ditëve duhet të nënshkruajë dekret për emërime të caktuara. Shtoi se nuk ka bazë as akuza për publikim të dokumentit në Gazetë zyrtare në ditë jopune, përkatësisht të shtunën.
Presidenti Meta këto ditë në Prokurorinë speciale për krim të organizuar dhe korrupsion (SPAK) parashtroi padi penale kundër ministres Gjonaj, sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë, Gentian Deva, dhe drejtoreshës së Qendrës për publikime zyrtare, Etleva Haxhi.
Duke sqaruar se padi ka parashtruar kundër “qelisë së strukturuar dhe një bande të rrezikshme”, duke shtuar se është i vendosur ta shkatërrojë tentimin për grusht shtet.(koha.mk)