Një këngëtarë nga Malësia e Madhe që jeton në Nju Jork të SHBA-ve vjen në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA ku për lexuesit tanë flet mbi karierën e tij dhe dashurinë për atëdheun. Njihemi bashkë me Gjon Lulgjurajn.
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Përshëndetje Gjon si jeni këto ditë të para të 2020-s?
Përshëndetje, këto ditë të para të 2020’s jemi mirë, jam shumë i gezueshm dhe i lumtur.
KOHA: E nisët këtë Vit të Ri me familjen apo ishit dikun duke kënduar për familje të tjera?
Vitin i Ri kam qenë me të afermit të mi kurse pastaj duke ja fillu e 2020-s të sezonës e ahengjeve apo dasmave.
KOHA: Jemi shumë kureshtarë të dimë pse niheni në muzikë si Gjon Opa?
Drejtësisht, shoqëria ime në kohën e rinisë duke kenduar nëpër dasma dhe koncerte dhe tjera gezime familjare ka sollen emrin Gjoni Opa, sepse unë si këngËtarët tjerë kemi zakon për atmosferë të thuhet “Hajde Opa, luje “. Edhe tani më mbeti ashtu.
KOHA: Ju keni lindur në Amerikë por shihet që gjuhën dhe kulturën shqiptare e mbani fort? Në familjen tuaj në Amerikë flitet vetëm shqip?
Vërtetë, unë dhe vllaznit dhe motra ime jemi të lindur në Amerikë në familjen time, kena fol vetëm shqip ne shtepi. Ahh kur është dasht detyrat e shkolles ateherë vetëm guxim dhe leje kemi pas me fol anglisht.
KOHA: Po origjina Malësia e Madhe ju mungon dhe sa herë e vizitoni atë?
Malësia na mungon shum në Amerikë si vend se popullin e Malësisë e kena… këtu për mu asht Malësia ime sepse shumë malsorë jan ketu… nuk vizitojmë aq sa kishim me pas deshirë por kam ken disa herë në vizitë dhe takuar kushërinjt nga largesia qe vetem per mes telefoni dhe internetit kemi fol.
KOHA: Keni një simbol apo diçka nga Malësia atje ku jetoni që e ruani dhe e shihni me shumë mallë?
Simboli asht toka e të parëve dhe populli si janë aty.. vëllezerit dhe motrat malësor , aty asht burrnia, aty asht krenaria, bujaria dhe trimnia.
KOHA: Ju si artist ku jeni më shumë i ftuar për të kënduar?
Të shumtë janë, jam i ftuar ne Amerikë, Michigan ku kam lind, Nju Jork ku banoj dhe shtetet tjera si California, Chicago, Florida.
KOHA: Cilët janë bashkëpunëtorët e tu, orkestruesit, tekstshkruesit?
Bashkëpuntori im sot është Nik Cubi një djalë i cili orkestron muzikën edhe ai i lindur ne Amerikë me origjinë nga Klina e Kosovës.. kurse qysh me 2001 deri 2017 kam bashkëpunuar me vllaun tim Shtjefen Lulgjuraj, motrën Lena Lulgjuraj dhe nji muzikant i cili 14 vite na sherbej me muzik Iilir Lajcaj … kurse para sa viteve dhan dorëheqje prej muzike dhe unë vazhdova me të madhin Ilir Berani nga Kosova.
KOHA: Muzika te ti është e trashëguar?
Muzikën e kam në zemër… e kam pasion te madh… qysh moshën 5 vjeç muzika shqiptare dhe vetem muzik shqip kam dëgju dhe këndu.
KOHA: Jeni duke punuar këngë të reja, do të ketë ndonjë bashkëpunim apo duet dhe me kë?
Kënga e re do jetë solo këtë rradhë.. shpresoj se ne te ardhmen do vinë ndoshta i duet.
KOHA: Jetoni larg por falë internetit ju i ndiqni kolegët dhe muzikën që ata bëjnë, cilët janë ata artistë që për tu janë më tē dashur?
Nikollë Nikprelaj, Malësori, Ramadan Krasniqi, Afrim Muciqi, Sinan Hoxha, Sinan Vllasaliu, Artiola Toska, Remzie Osmani, Shkurte Fejza e shumë e shumë tjerë.
KOHA: Çfarë do të shohim në 2020-ën nga ju si artist?
Me 2020 do të shihni më shumë projekte apo këngë të reja dhe ripunime. Dhe në muajn gusht do jem në vendlindjen e prinderve, Malësi dhe kam dëshirë t’i këndoj Malësisë Madhe dhe vëllezerve dhe motrave malësorë!