Kur përmendet emri i tij, dihet se është një nga meshkujt që ka thyer tabu me projektet që ka realizuar deri më tani. Gjon Karrica vjen në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA duke zbuluar gjëra mbi veten, si është jeta e tij jashtë ekranit, a ka komplekse e shumë gjëra të tjera. Njihuni me atë se si është të jesh Gjoni
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Si shkoi dita sot dhe pse ia vlejti ta jetoje atë?
Aktualisht jam në Spanjë dhe ditën e kam nisur nën rrezet e mrekullueshme të një vendi tropik. Dielli më bënë të mendoj që jeta është e bukur, dhuratë e çmuar dhe se çdo sekondë ka vlerën e vetë.
KOHA: Sapo ka nisur sezoni, si e gjen Gjonin?
Kam disa projekte në pritje. Unë nuk nxitoj, por tentoj për të pasur në kohën duhur, sensacionin e duhur. Sa i përket sezones, personalisht për mua çdo ditë e vitit është “sezon”.
KOHA: Cilat janë risitë që do shoqërojnë këtë vit a do të shohim në ndonjë projekt?
Do të ketë risi dhe kam menduar me shumë kujdes për secilën temë, madje edhe për secilën fjalë.
KOHA: Je një ndër emrat më të rëndësishëm të skenës… Po i vogël, çfarë ke dashur të bëhesh?
Në ëndrrat e mija të fëmijërisë përherë ka ekzistuar një skenë e madhe dhe një mikrofon.
KOHA: Cila është gjëja më e mirë që ke bërë në jetë?
Djali im.
KOHA: Po ajo që duhet ta kishe menduar më gjatë dhe për të cilën je penduar?
Njihem si natyrë moskokëçarëse. Të gjitha, të mirat e të këqijat më kanë bërë Gjonin që jam sot.
KOHA: Çfarë keni të përbashkët ti dhe televizioni, që nuk qëndroni dot larg njëri-tjetrit?
Së fundi, sikur jemi larguar pak. Kam ndenjur larg ekranit, pavarësisht se jam ftuar në shumë emisione.
KOHA: Kushdo që e ka provuar televizionin, e di sa e vështirë është të jesh përditë në ekran me gjëra interesante? A është e vështirë të jesh Gjoni?
Nuk është e vështirë nëse je vetvetja.
KOHA: Ka pak apo shumë si ti?
Aspak.
KOHA: Çfarë ka për të mbetur gjithmonë e pandryshuar te ti?
Karakteri im, që është edhe pika ime e fortë.
KOHA: Çfarë po përpiqesh të ndryshosh më shumë te vetja e nuk po ia arrin dot?
Asgjë. Jam shumë i kënaqur. Nuk më pëlqen të bëjë ndryshime, sepse pastaj dukem si i sforcuar. Në fakt, mua më karakterizon origjinaliteti.
KOHA: Ti je shumë aktiv në mediat sociale… Nuk lodhesh ndonjëherë duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me njerëz që i njeh e s’i njeh? Kur bëhet e lodhshme kjo punë? A ka ndonjë moment kur dëshiron thjesht, të vësh gjithçka në “Off” për disa kohë?
Ka pasur momente të tilla dhe nuk jam penduar që kam vendosur të jem “off”. Në fakt, ende jam.
KOHA: Ke tentuar ndonjëherë ta bësh? Të pëlqejnë udhëtimet…por çfarë pasionesh të tjera ke?
Më pëlqen shumë të udhëtoj, të eksploroj, të njoh kultura të reja. Gjithashtu më pëlqen piktura e dizajni.
ÇFARË MENDON GJONI KUR…
– dëgjon për një këngëtare të joshur nga politikanët “skandali zgjat vetëm tri ditë”?
Varet çfarë skandali është.
– thonë se Gjoni ka bërë operacione plastike?
Qesharake.
– thonë se Gjonit i pëlqen shumë vetja?
Koment pa krip.
– dikush të nervozon aq shumësa…
E çoj N’RRS…
– thonë se Gjoni nuk ka fare komplekse?
Larg komplekseve për jetë më të mirë.