Fisnik NUHIU
Shkup, 24 shtator – Të enjten në program do të jenë ndeshjet raundit të tretë në kuadër të kualifikimeve të Europa Ligë. Skuadra e Shkëndijës në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të zhvilloj përballjen e madhe me gjigandin anglez Tottenham të udhëhequr nga trajneri Hose Murinjo.
Kuqezinjtë nga Tetova sigurisht që në këtë takim nuk do të jenë favorit, mirëpo të përzgjedhurit e trajnerit Ernest Gjoka do të futen në fushë për të bërë më të mirën e tyre duke shijuar në maksimum këtë përballje, dhe sigurisht që nuk do të dorëzohen para kohe, por do të kërkojnë të befasojnë ekipin e Hose Murinjos edhe pse një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë duke parë që skuadra angleze posedon një ekip shumë cilësorë me lojtarë të mëdhenj.
Trajneri i Shkëndijë, Ernest Gjoka përpara ndeshjes ka theksuar se është i kënaqësi që ekip i tij do të ketë përballe një skuadër si Tottenhami dhe se Shkëndija do të shijon këtë ndeshje dhe do të provojë të bëjë më të mirën nga vetja.
“Asnjë presion para kësaj ndeshje, përkundrazi unë ndjej motivim, ndjej dëshirë dhe kënaqësi për tu përballur me një gjigand siç është Tottenham dhe për më shumë që profesionalisht do të përballem me një trajner siç është Hose Murinjo një ndër më të mirët në botë që ka pafund trofe dhe që gjithë e dimë vlerën e tij në futbollin evropian. Natyrisht, që duhet të jem i sinqertë kush sa i ka mundësit, dhe roli i favoritit absolut që i takon Tottenhamit. Por në futboll din të ndodhin befasitë, ndonjëherë nuk ka rëndësi kush je dhe sa i madh je, por se çfarë jep në fushë dhe ne do të japim më të mirën nga vetja jonë”, shprehet për gazetën Koha, Gjoka.
“Natyrisht, ne do të dalim për të bërë më të mirën në fushë të vetëdijshëm se kemi detyrë shumë të vështirë sepse e dimë të gjithë se në çfarë pozite dhe çfarë niveli është Tottenhami dhe futbolli i Anglisë. Neve do të provojmë të bëjmë më të mirën nga vetja dhe fundi do të tregoj se a do të jetë e mjaftueshme për diçka më shumë. Si trajner duhet të jem i sinqertë, dihen pozitat se kush është Tottenhami dhe se kush është favorit në këtë ndeshje”, deklaroi trajneri i Shkëndijës, Ernest Gjoka.
Para kësaj sfide shumë të rëndësishme për tetovarët, në konferencën para gazetarëve ka folur kapiteni i Shkëndijës, Egzon Bejtullai.
“Normalisht ne e dimë që Totenhemi ka lojtarë cilësor që përballen me shumë ekipe më të mëdha se ne. Por ne si futbollist mundohemi që çdo herë të japim maksimumin në fushë dhe rezultati do të tregojë nesër në fushë”, tha Egzon Bejtullai.
Kapiteni kuqezi në të kaluarën është përballur edhe me sulmues të klasit europian e botëror si Levandovski e Arnautoviq, ndërsa komenton edhe përballjen me Heri Kejnin.
“Është e vertet se kam luajtur në Europian si dhe shumë ndeshje të rëndësishme me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut. Kam luajtur edhe ndaj shumë kundërshtarëve të fortë si Leëendovski e Arnautoviq. Jam i vetdijshëm se e kam shikuar Heri Kejnin vetëm përmes televizionit dhe e kam analizuar bashk me trajnerin. Ne do të mundohemi të japim maksimumin, ndërsa sa do të jetë e vështirë, do të tregojë ndeshja e nesërme”, përfundoi Bejtullai.
Në anën tjetër, trajneri i skuadrës angleze, Hose Murinjo para mediava britanike informoi se informatat e fundit për Shkëndijën i ka marë nga Goran Pandevi, pasi që skuadra e tij, Akademia Pandev, së fundit u përball me Shkëndijën në Tetovë. Sipas tij, Shkëndija është në nivel të skuadrës bullgare, Lokomotiva Plovdiv, të cilën e eliminuan në raundin e dytë me 2-1.
“I kemi analizuar dhe kishim një analist. Unë kam thirrur edhe ish lojtarin tim, Pandevin, pasi që është pronar i ekipit që luajti së fundit ndaj Shkëndijës në fundjavën e fundit. E njoh stadiumin, kam luajtur në atë stadiumin në finale të Super Kupës së Evropës. Do të thoja se është në nivel të ngjajshëm të oponentit bullgar. Ne jemi më të mirë, por duhet të shënojmë gola që të jemi më të mirë se ata dhe në Plovdiv, të gjitë e dijnë se nuk kishin një ndeshje të keqe dhe mendojë se kishim një ndeshje positive. Mirëpo ishte vështirë dhe shpresojmë që nesër të drejtojmë tensionin në drejtim tjetër dhe të bëjmë më lehtë për ne”, deklaroi Murinjo.
Sfida Shkëndija-Totenhami, do të zhvillohet të enjtën, në stadiumin “Todor Proeski” në orën 20.00.