Shkup, 18 shtator – Skuadra e Shkëndijës edhe një herë gëzon gjithë mbështetësit e saj me suksesin e radhës në Evropë. Perla e Besart Ibraimit në minutën e dytë ka mjaftuar për fitore 1:0 ndaj Botoshanit në Rumani, ndërsa kualifikimi në xhiron e tretë eliminatore të UEFA Europa League nënkupton përballje me Tottenhamin e Anglisë të enjten e ardhshme në Shkup, njofton gazeta Koha.mk.
Pas këtij suksesi trajneri Ernest Gjoka nuk ka fshehur gëzimin në konferencën për shtyp, duke përgëzuar skuadrën për kualifikimin në turin tjetër.
“Ndeshja ishte shumë e vështirë. Këtë e thamë edhe para ndeshjes. E dinim cilin e kishim kundërshtar dhe e dinim potencialin e tyre. Un mendoj se ne arritëm dhe shënuam, i bëmë detyrat ashtu siç duhet dhe mendoj se kjo është një fitore që e meriton fjalët më të mira skuadra për shpirtin e garës që bëri dhe për anën e disiplinës taktike që e zbatojë me pirpikmëri. Goli në minutat e para të jep një mundësi pozitive për të qenë i kujdesshëm dhe të kontrollosh lojën. Mendoj duke pasur një lojtar si Besart Ibraimi që është i paparashikueshëm dhe është një aset i klubit Shkëndija dhe i gjithë tifozerisë të Shkëndijës, mendoj që e zgjidhëm ndeshjen”, tha mes tjerash Ernest Gjoka në konferencën për shtyp pas fitores.