Shkup, 30 nëntor – Edhe përskaj barazimit 1:1 në transfertën me Struga Trim Lum ekipi i Shkëndijës vazhdon të mbetet lidere në tabelën e klasifikimit. Kuqezinjtë ishin në negativë pas 12 minutave lojë kur Ristevski u dha vendasve epërsi, ndërsa barazuam me Ibraimin 14 minuta para fundit. Shkëndija në fund të takimit kishte mundësin që edhe të përmbys rezultatin por pa gjetur golin e dytë. Kështu një pikë ishte maksimumi që mund të merrej në këtë përballje.
Pikërisht qasja që solli skuadra në fraksionin e dytë ka lënë të kënaqur trajnerin Ernest Gjoka që ndjen keqardhje që nuk patëm fat të përmbysnim rezultatin.
“Nuk them se mirë që barazuam. Kjo nuk është normale, sepse ne barazuam dhe gjatë gjithë pjesës së dytë kemi kërkuar ta fitojmë ndeshjen. Sigurisht pjesa e parë, ku pësuam një gol nga një moment krosi dhe kundërshtari dha maksimumin në pjesën e parë. Por edhe ne kishim rastet tona në pjesën e parë për të shënuar gol, dy herë me Dashmir Elezin apo goditjen e Armend Alimit. Ndërkohë në pjesën e dytë ishte tjetër çështje, ne barazuam ndeshjen dhe kërkuam me çdo kusht për ta fituar. Kështu që thjesht ishte mungesë fati për të mos shënuar golin e dytë, por unë personalisht sot jam i kënaqur me atë që tregoj skuadra në pjesën e dytë. Sakrifikuam shumë, çunat dhanë gjithçka dhe në qoftë se do të vazhdojmë me këtë agresivitet që treguam në pjesën e dytë, me dëshirën për të fituar ndeshjen, unë mendojë se ekipi do të jetë në rrugë të mbarë siç është deri tani”, theksoi trajneri i Shkëndijës, Ernest Gjoka.