Gjoka konfirmohet trajner i Shkëndijës

86

Ernest Gjoka konfirmohet edhe për një sezon në stolin e Shkëndisë së Tetovës. Ish trajneri i Kukësit duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtusit për të vijuar të qëndrojë në krye të stolit të klubit shqiptar.

Më herët u përfol se Gjoka kishte mbyllur gjithçka me tetovarët dhe po lakoheshin emra të tjerë për ta pasuar, ai më i mundshmi i Ilir Dajës.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se presidenca tetovare ka vendosur të vijojë bashkëpunim me teknikun kryeqytetas, duke i besuar atij një projekt të ri për sezonin e ardhshëm.

Ditë më parë shkruhej se Ilird Daja i Skënderbeut mundë të jetë zëvendësuesis, i Gjokës, por siç duket, tetovarët do të vazhdojnë edhe sezonin e ri me trajnerin e njëjtë.

Comments are closed.