Në një stallë kafshësh në Triesenberg (FL), nga mesi i muajit shkurt, një zviceran ka abuzuar seksualisht me një gomaricë. Tani ai është dënuar.
Të hënën në mëngjes, shtetasi 38-vjeçar zviceran është dashur të përgjigjet para gjykatës për mizorinë e kafshëve në Lichtenstein, shkruan “20 Minuten”, përcjell Shtegu.com. Ai u kap “me pelë përt dore” më 15 shkurt të këtij viti në një stallë kafshësh në Triesenberg (FL), pasi ai abuzoi seksualisht me një gomaricë. Ishin vetë pronarët e bagëtive që e befasuan zviceranin dhe më pas, e alarmuan policinë. Ata e mbajtën dhunesin derisa arritën forcat policore.
Zvicerani i ka pranuar të gjitha, raporton gazeta “Vaterland”, informon Shtegu.com. Procesi gjyqësor ka qenë i izoluar nga opinioni. Sipas gjykatëses, rasti do të prekte shumë zonën intime të të akuzuarit.
Zvicerani u dënua me një gjobë të kushtëzuar prej 2100 frangash, me një periudhë provuese prej tre vitesh. Përveç kësaj, ai do t`i paguaj edhe shpenzimet gjyqësore, që arrijnë shumën prej rreth një mijë frangash.