Sektori i Punëve të Brendshme – Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (19.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit me qëllim që të rritet siguria e qytetarëve në komunikacion.
Nga atje njoftojnë se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 214 gjoba, nga të cilat 145 gjoba për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 12 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 11 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.
“Janë gjobitur edhe 11 shoferë për kalim në semaforin e kuq dhe dy për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.