Në territorin e Qytetit të Shkupi dje janë shqiptuar gjithsej 171 masa, në mesin e të cilave për drejtimin e automjeteve mbi shpejtësinë e lejuar 52 sanksione, 15 masa për drejtimin e automjeteve pa patentë shoferi, 15 sanksione nën ndikimin e alkoolit, 12 sanksione për shkelje që i bëjnë drejtuesit e motoçikletave.
Siç kumtoi sot MPB, janë shqiptuar nëntë masa për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për kalim në semafor me dritë të kuqe, pesë masa për mospërdorimin e rripit të sigurisë…
Kontrollet e komunikacionit vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.