Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), kanë bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 136 gjova. Nga këto për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar janë shqiptuar 11 gjoba, 10 masa për drejtim të automjetit pa patent shoferi, shtatë sanksione për mosrespektim të përparësisë së kalimit.
Sipas MPB-së, pesë masa tjera janë shqiptuar për kalim në semaforin e kuq, tre gjoba për drejtim të automjetit në ndikim të alkoolit.
“Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditën në vijim. U bëjmë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksohet në kumtesën e MPB-së.