Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 107 masa, ndër të cilat gjashtë për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, nëntë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, gjashtë masa për vozitje nën ndikim të alkoolit.
Siç informojnë sot nga MPB, janë shqiptuar tetë masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, nëntë sanksione për kalim në sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), dy masa për mosdhënie të përparësisë së kalimit të këmbësorëve.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.