Ngacmimi seksual në rrugët e Francës do të jetë i paligjshëm dhe shkelësit që do të “arrestohen” në terren do të dënohen me gjobë deri në 750 euro. Deputetët në Francë miratuan këtë javë një ligj, vetëm pak ditë pas trazirave të shkaktuara, kur një burrë sulmoi një grua të re, Marie Lager, sepse ajo iu përgjigj komentit të tij vulgar jashtë një kafeneje në Paris.
“Ngacmimet në rrugë nuk dënoheshin në të kaluarën por tani e tutje do të ndëshkohen”, është shprehur ministri i Barazisë Marlene Siapas, i cili është gjithashtu “arkitekti” i legjislacionit të ri. Një projektligj theksonte se të miturit nën moshën 15 vjeç nuk kanë pse të kërkojnë leje për kontakt intim me personat e rritur.