Ministria uruguane e Shëndetësisë gjobiti Pallatin Legjislativ të vendit për mosrespektim të protokolleve shëndetësore gjatë funeralit të ministrit të Brendshëm, Jorge Larranaga, i cili vdiq më 22 maj. Kjo u raportua nga faqja e internetit e së përditshmes ”El Observador” duke cituar burime nga ministria. Gjoba, me vlerë më shumë se 269.000 pesos (rreth 5000 euro) ka të bëjë me ceremoninë mortore të mbajtur në 23 maj në një sallë të parlamentit.
Zëvendëspresidentja uruguajane, Beatriz Argim shpjegoi për median se megjithëse përdorimi i maskave ishte respektuar, kishte dy raste kur zyrtarët e protokollit të Parlamentit nuk ishin në gjendje të qarkullonin njerëzit, veçanërisht autoritetet që morën pjesë në ceremoni. Argim deklaroi se ishte e vështirë për një funksionar t’i kërkonte një autoriteti të qarkullonte dhe siguroi se i kishte kërkuar ministrit së Shëndetësisë, Daniel Salinas, të vinte në dukje rolin e luajtur nga zyrtarët në përpjekjet për të zbatuar protokollin e rreptë. Ministria njoftoi se nëse mbledhja do të kishte ndodhur pa maska, vlera e sanksionit do të ishte më e madhe.