4.7 miliardë dollarë duhet të paguajë gjigandi i industrisë farmaceutike amerikane, Johnson&Johnson për të dëmshpërblyer 22 gra. Dyshohet se pudra talk e kësaj marke u ka shkaktuar atyre kancer në vezore. Shumën ia përcaktoi Gjykata Federale e Misurit në formë gjobe, pasi rezultatet e disa analizave mjekësore treguan se nga 22 gra të përfaqësuara në çështjen gjyqësore, 6 prej tyre kishin humbur jetën nga kanceri. Talku është një mineral që ka në përbërje asbest, një kristal që shkakton kancer tek njerëzit. Avokatët e grave të dëmtuara thanë se kompania Johnson ka qenë në dijeni të faktit që pudra e tyre ka në përmbajtje asbest, që prej viteve ’70. Por ata nuk i kanë paralajmëruar klientët. Pudra në fjalë quhet Johnson Baby Pauder dhe është e licencuar na Zyra Amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet. Nga testet e kryera nga kjo zyrë në vitet 2009 – 2010 nuk është zbuluar përbërje asbesti në Pudër. Gjithsesi, gjigandi farmaceutik amerikan po përballet aktualisht me 9 mijë çështje gjyqësore për dëmet që i kanë shkaktuar produktet e saj konsumatorëve.