Qeveria në Itali ka marrë vendim që të gjithë fëmijët duhet të vaksinohen kundër 12 sëmundjeve të zakonshme para se të fillojnë shkollimin në shkollat publike. Kryeministri italian Paolo Gentiloni fajësoi, siç i ka quajtur ai, teoritë jo shkencore për uljen e rasteve të vaksinimit. Në qoftë se fëmijët nuk vaksinohen deri në moshën gjashtë vjeçare, mosha kur edhe fillojnë shkollimin, prindërit e tyre do të gjobiten. Italia ka regjistruar rreth tre herë më shumë raste të fruthit këtë vit krahasuar me vitin 2016.