Perth, 13 janar – Secili që nuk do të mbajë maskë në aeroportin në Australinë Perëndimore, do të paguaj dënim deri në 50.000 dollarë australianë (32.000 euro), si pjesë e masave të reja, drastike për ndalimin e përhapjes së variantit të ri dhe shumë infektues të koronavirusit.
Javën e kaluar kryeministrat e shteteve australiane u pajtuan se mbajtja e maskave do të jetë e obligueshme në fluturimet nëpër Australi.
Kryeministri i Australisë Perëndimore, Mark Mekgovan i ashpërsoi masat të cilat i dakordoi me kolegët e tij kryeministra, duke thënë se maskat në këtë shtet australian nuk janë të obligueshme vetëm në aeroplanë por edhe në aeroporte.