Shkup, 15 qershor – Sektori për Siguri në Komunikacionin Rrugor në kuadër të Sektorit për Punë të Brendshme Shkup zbatoi kontroll për zbulimin e drejtuesve të automjeteve të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes me automjet motorik në rajonin e Shkupit me ç’rast i ka sanksionuar 77 drejtues të automjeteve të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar (10 jashtë vendeve të banuara dhe 67 brenda vendeve të banuara).
Policia njëherësh ka hasur edhe në 61 kundërvajtje të tjera me ç’rast janë dhënë urdhëresa pagesore për të gjithë.
Sektori për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve në kuadër të Sektorit për Punë të Brendshme Shkup dje zbatoi edhe një kontroll për zbulimin e kundërvajtjeve që i bëjnë drejtuesit e motoçikletave në territorin e Shkupit, me ç’rast janë zbuluar 11 drejtues të motoçikletave prej të cilëve tetë i kanë drejtuar ato pa kapelë mbrojtëse, ndërsa tre pa patentë. Janë zbuluar edhe 46 kundërvajtje të tjera për të cilat janë dhënë urdhëresa pagesore përkatëse.