Shkup, 21 shkurt – Gjatë ditës së djeshme në suaza të kontrolleve të përforcuara aksionare në fushën e komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 199 masa, mes të cilave 49 drejtim të automjetit me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa 29 për vozitje nën ndikim të alkoolit.
Siç kumtoi MPB, 23 prej masave të shqiptuara janë për vozitje pa patentë shoferi, 11 për vozitje për automjete të parregulluara teknike dhe të paregjistruara pesë për kalimin e semaforit të mbyllur (dritë e kuqe), 12 masa për shfrytëzim të celularit, shtatë për për mosshfrytëzim të rripit të sigurisë dhe 29 sanksione për parkim të padrejtë.
“Kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion”, citohet në kumtesën e MPB-së.