Shkup, 16 prill – Nga ora 20:00 (15.04.2021) deri në ora 05:00 (16.04.2021) është konstatuar se 17 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje. Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për masën për mbajtjen e mbrojtjes për fytyrë janë regjistruar 511 shkelje.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) apelon deri te qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria dhe të gjithë bashkërisht të kontribuojmë për parandalimin e përhapjes së Kovid-19.