Shkup, 24 shkurt – Gjithsej 122 shoferë u gjobitën gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit, 26 prej të cilëve për tejkalim të shpejtësisë.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi sot se nga numri i përgjithshëm i sanksioneve të vendosura, pesë janë për ngarje pa leje drejtimi, katër për automjete të paregjistruara, shtatë sanksione për përdorimin e telefonit celular, ndërsa pesë për mosrespektim të së drejtës së përparësisë dhe 44 për automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme.
“Kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion”, citohet në kumtesën e MPB-së.