Shkup, 4 maj – Gjithsej 142 masa janë shqiptuar dje në territorin e Qytetit të Shkupit, përfshirë 103 sanksione për ngasje më shumë se kufiri i shpejtësisë, gjashtë për ngasje pa patentë shoferi.
Nga MPB-ja sot njoftuan se janë shqiptuar 21 sanksione për kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, pesë për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruara.
Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe u bëjnë apel qytetarëve që t’i respektojnë rregullat dhe dispozita e trafikut në mënyrë që të rritet siguria në trafik.