Tetovë, 1 qershor – Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas të dhënave statistikore në SPB në Tetovë, nuk janë evidentuar persona të ri në izolim. Me vendim të Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor janë kontrolluar 207 persona, gjegjësisht 182 në Tetovë, kurse në Gostivar 25. Gjatë kësaj periudhe, 7 persona të rinj kanë nënshkruar deklaratë për vetëizolim, ndërsa është kryer kontroll ndaj 75 personave të tjerë që janë në vetizolim.
Gjithashtu, për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, ndaj 173 personave janë përgatitur fletëpagesa për kundërvajtje për “mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë”, në bazë të neni 6 nga rregullorja e posaçme e qeverisë, gjegjësisht për mosmbajtje të maskave mbrojtëse. Në bashkëveprim me Inspektoratin shtetëror të tregut janë kontrolluar gjithsej 78 objekte hotelerike, në Tetovë 18 dhe Gostivar 60, kështu që në 3 objekte në Gostivar janë konstatuar parregullësi të caktuara lidhur me mosrespektimin e vendimit të Qeverisë dhe protokollit.
Po ashtu, SPB në Tetovë apelon deri tek qytetarët e rajonit të Tetovës dhe Gostivarit, që tërësisht ta respektojnë urdhëresën e Qeverisë për mbrojtje personale të fytyrës, për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit Kovid-19. (koha.mk)