Hagë, 23 janar – Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) sot iu dorëzoi autoriteteve në Mianmar që të ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për të ndaluar gjenocidin mbi pjesëtarët myslimanë të minoritetit të rohingjeve.
Kryetari i GJND-së, Abdulkavi Ahmet Jusuf deklaroi se gjykata ka marr qëndrim se grupi etnik rohingjë në Mianmar “edhe më tej janë tejet të cenueshëm”.
GJND theksoi se urdhri për të marrë masa të përkohshme për të mbrojtur minoritetet është detyrues dhe “krijon detyrime ligjore ndërkombëtare” për Mianmarin.
Gjykatësit urdhëruan që Mianmari, në afat prej katër muajve të raportojë për masat e marra dhe pastaj çdo gjashtë muajsh të dorëzojë raport.
Urdhrin për ndërmarrjen e masave gjykata e mori pasi Gambia në emër të një grupi të shteteve myslimane akuzoi Mianmarin për gjenocid ndaj rohingjëve. Armata e Mianmarit, ku shumica e popullsisë është budiste, në muajin gusht të vitit 2017, ndërmori operacionin kundër rohingjëve në shtetin federal Rakin, si përgjigje për sulmin nga rebelët që janë në rradhët e minoriteteve myslimane.
Operacioni, të cilin armata e quajti “fushatë pastrimi”, çoi në shpërnguljen e më shumë se 700.000 rohingjëve, shumica e të cilëve gjetën strehim në Bangladesh.
Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë mirëpritur vendimin e GJND-së.