Shkup, 20 mars – Gjithsej 776 institucione shëndetësore private – barnatore me të cilat Fondi për Sigurim Shëndetësor për momentin ka lidhur marrëveshje për marsin e vitit 2019 do të marrin rritje të kuotave për ilaçe për 12 mijë denarë, raporton KOHA.
Fondi kumtoi se në vazhdimësi e ndjek qasjen deri te ilaçet me recetë dhe punon në sigurimin më të mirë të furnizimit me ilaçe gjatë gjithë muajit. Kjo, siç theksohet, bëhet me qëllim që të siguruarit të mund t’i marrin ilaçet e nevojshme në barnatoret, në afërsi të vendit të tyre të jetesës.
“Rritja lineare e kuotave për 12 mijë denarë shtesë është siguruar për secilin institucion shëndetësor – barnatore, përveç për barnatoret me kuotë maksimale mujore prej 650.000 denarëve dhe do të vlejë vetëm për mars. Fondi dëshiron të tregojë se një nga kushtet për rritjen e kuotës mujore është që barnatoret të nxjerrin së paku 20 për qind ilaçe për të cilët të siguruarit nuk duhet të paguajnë”, thuhet në kumtesën e FSSHM-së.
Fondi informon se vazhdon që me kujdes t’i ndjekë gjendjet me qasjen e ilaçeve për receta në barnatoret. (koha.mk)