Shkup, 4 prill – Në territorin e të gjithë shtetit natën e kaluar janë evidentuar 59 persona që nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes, me ç’rast janë arrestuar 28 persona, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të pasojnë masa përkatëse.
Siç kumtoi MPB, gjatë ditës së djeshme në mbarë shtetin 144 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 51 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.
Nga nëpunësit policorë janë bërë kontrolle tek persona në izolim dhe vetizolim dhe është përcaktuar se të gjithë personat i kanë respektuar masat e izolimit dhe vetizolimit. (koha.mk)