Uashington, 1 korrik – SHBA-ja ka shënuar rekord negativ me 47.000 raste të reja të Kovid-19, rritja më e madhe e infeksioneve të reja për një ditë që nga fillimi i pandemisë, njoftuan mediat amerikane.
Më së shumti raste të reja ka në Arizonë, Teksas dhe Kaliforni, megjithëse ka një rritje drastike në Floridë, Xhorxhi dhe Karolinën e Jugut.
Numri në rritje i rasteve pozitive të koronavirusit në tërë SHBA-në e ka detyruar dr.Entoni Fauçi, shefi i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, të paralajmërojë para komitetit të Senatit se niveli aktual i infeksioneve të reja mund të dyfishohet në 100,000 në ditë nëse tendenca aktuale nuk ndalet.
“Është e qarte që tani për tani jemi jashtë kontrollit,” tha dr. Fauçi. Ai paralajmëroi se përqendrimi në shtetet federale, të cilat po e kalojnë hapin më të madh të rasteve të reja, e vë “në rrezik tërë vendin”.
Në kohën kur dr. Fauçi dëshmoi për Kapitol Hill, guvernatorëve të Nju-Jorkut, Nju-Xhersit dhe Konektikatit iu bashkuan tetë shtete të tjera – Kalifornia, Xhorxhia, Ajdaho, Ajova, Luiziana, Misisipi, Nevada dhe Tenesi në listën e mëparshme, vizitorët e të cilëve duhet të vendosen në një karantinë të detyrueshme 14-ditore.
SHBA-ja udhëheqë në botë me 2,6 milionë raste të reja, përfshirë 127.000 viktima. Tani për tani, SHBA-ja është përjashtuar nga lista e vendeve, qytetarët e të cilëve mund të hyjnë në BE.
Shumë shtete federale kanë filluar t’i rivendosin masat kufizuese.