Shkup, 29 shtator – Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 322 sanksione.
Midis tyre, për ngasje pa patent shoferi për 18 persona, tejkalimi i kufirit të shpejtësisë kishte 105 shkelje, automjete me probleme teknike dhe të paregjistruara 13, 20 motoristë u sanksionuan, 75 masa për parkim jo të drejtë, dhe 29 sanksione u vendosën këmbësorëve dhe 34 gjoba për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse.
“Kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë në ditët në vijim. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion”, kumtojnë nga Ministria e Brendshme.