Shkup, 27 janar – Në repartet infektive në vend në 24 orët e fundit është raportuar se trajtohen 320 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me korona virusin, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Në spitalin në Manastir janë shtruar 20 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me Kovid-19. Në Spitalin në Shtip janë shtruar 35 pacientë, në repartin infektiv në Tetovë ka 15 pacientë, në Veles trajtohen 16 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 45 pacientë. Në qendrën kovid në Ohër janë të shtruar 65 pacientë, në Prilep 20, në qendrën kovid në Gostivar 17, ndërsa në Strugë 20 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë shtruar 20 pacientë, në Koçan katër, në Kërçovë 12, Kavadar 16, në Gjevgjeli dy persona, ndërsa në Dibër 13 persona pozitivë dhe të dyshuar me virusin korona.
Nga Ministria e Shëndetësisë, theksojnë se numrat ndryshohen nga orë në orë, sipas pranimeve dhe çregjistrimeve të pacientëve.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshimtë në virus korona të cilët po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet përgjatë vendit është 584 dhe ka rreth 580 shtretër të lirë në spitale dhe në qendrat e kovidit.
Gjatë ditës po bëhen edhe çregjistrime të pacientëve të shëruar me çfarë do të lirohen në shtretër të lirë. Të gjitha repartet në spitalet klinike kanë në dispozicion shtretër spitalorë, drejt të cilëve ka furnizim me oksigjen, si dhe Ministria ka qasje në gjendjen me kapacitete dhe nëse ka nevojë, repartet do të zgjerohen në mënyrë shtesë.