Gjatë orës policore, prej mbrëmë në orën 22 deri sot në orën 5 të mëngjesit, është konstatuar se 22 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje. Prej tyre, 11 janë në territorin e SPB Shkup, njoftuan nga MPB.
Gjatë 24 orëve të kaluara, në territorin e shtetit, sa i përket masës për mbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë, janë regjistruar 525 shkelje.
“Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria dhe të gjithë bashkë të kontribuojmë për parandalimin e përhapjesë së Kovid-19”, theksohet në kumtesën e MPB-së.