Prishtinë, 4 gusht – Në Kosovë në 24 orët e fundit, sipas raportit zyrtar të Institutit për shëndet publik, kanë vdekur 13 persona të cilët paraprakisht janë diagnostifikuar me Kovid-19, me çka shifra e tërësishme e viktima të pandemisë u rrit në 269.
Të gjithë të vdekurit, sipas autoriteteve shëndetësore kosovare, kanë pasur edhe probleme tjera të rënda shëndetësore dhe kanë vuajtur nga diabeti, sëmundjet kronike kardiovaskulare dhe kronike.
Në kumtesën e Institutit për shëndet publik citohet edhe se, prej dje 477 testet e kryera (gjithsej 38.342 nga paraqitja e infektimit), pozitivë në koronavirusin e ri kanë rezultuar 226 persona.
Gjithsej, nga fillimi i epidemisë, në vend janë regjistruar 9.274 të infektuar. Si të shëruar udhëhiqen 5.190 persona, prej të cilëve dje 201 persona.
Shifra zyrtare e bartësve aktiv të virusit të ri në Kosovë arrin 3.815.