Shkup, 12 dhjetor – Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS), në periudhën 2016/2017, numri i përgjithshëm i shfaqjeve teatrale profesionale është rritur për 10.3%, ndërsa numri i vizitorëve është rritur për 2.1% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015/2016.
Numri mestar i vizitorëve të një shfaqje është 185, njofton Koha.
Në periudhën 2016/2017, në krahasim me periudhën 2015/2016, numri i shfaqjeve profesionale teatrale për fëmijë të rinj është ulur për 4.8%, ndërsa numri i vizitorëve është ulur për 7.1%.
Numri i shfaqjeve amatore teatrale është ulur për 16.1%, ndërsa ai i vizitorëve është ulur për 23.2%.
Në periudhën 2016/2017, në krahasim me vitin 2015/2016, është ulur numri i koncerteve dhe vizitorëve në Filarmoninë e Maqedonisë.
Tek ansamblet profesionale për këngë dhe valle popullore, në periudhën 2016/2017, krahasuar me periudhën 2015/2016 është vërejtur ulje e numrit të koncerteve dhe vizitorëve. (Koha.mk)