A ndiheni shpejt të uritur edhe pasi nuk ka kaluar shumë kohë që keni ngrënë? Nëse po, atëherë duhet të bëni disa ndryshime të vogla në dietën tuaj. Përpiquni të bëni pjesë të rutinës suaj disa nga këto pjata për t’u ndjerë mirë me veten dhe njëkohësisht më të plotësuar për një kohë të gjatë. Ja lista që duhet t’i hedhësh një sy, sipas Neps.al.
FRUTAT DHE PERIME TË PASURA ME FIBRA. Mollët, dardhat, dredhëzat, manaferrat, boronicat, avokado, patate e ëmbël, brokoli dhe qiqrat.
DRITHËRAT. Tërshëra dhe kuinoa.
FARAT DHE FRUTAT E THATA. Farat chia dhe bajamet.
PROTEINAT. Vezët dhe mishi i pulës.