Nëpër Shkup parkohet kush ku arrin. Kolona me vetura qëndrojnë të parkuara nëpër rrugë, bulevarde, trotuare, madje edhe nëpër korsi këmbësorësh nëpër vendet më të frekuentuara të Shkupit. Policia thotë se shqipton gjoba, por fotografia e rrugëve të qytetit tregon krejtësisht diçka tjetër.
Automjet i policisë i parkuar para hyrjes në objektin e MPB-së për nxjerrjen e dokumenteve personale.
Në bulevardet kryesore nëpër qytet “Aradhet Partizane”, “Klimenti i Ohrit” dhe “Jane Sandanski”, shtegu i tretë që është i dedikuar për qarkullim të autobusëve vazhdimisht është i bllokuar nga vetura.
Nga MPB- ja thonë se vazhdimisht marrin masa për zgjidhjen e këtij problemi dhe se për 15 ditë këtë vit kanë dënuar 975 qytetarë.
‘Sektori për komunikacion pranë SPB- Shkup çdo dit punon në drejtim të rregullimit të komunikacionit si dhe zbulimin të shkeljeve ligjore dhe parkimit të gabuar. Pas masave të marra dhe aktiviteteve nga policia e trafikut nga fillimi i këtij viti për 15 ditë janë shqiptuar 975 dënime për shkelje ndërsa për parkim të gabuar janë kapur 823 vetura nga “merimanga”, thonë nga MPB.
Sipas Ligjit për siguri në trafik dënimi për parkimin e veturës në rrugë është 45 euro ndërsa në trotuar 150 euro.