Zhdukja e mistershme e futbollistes shqiptare FlorijanaIsmaili, ka nxitur interesimin e mediumeve nga gjithë bota.
24 vjeçarja që luan për kombëtaren e Zvicrës dhe ekipin Young Boys, nga e shtuna nuk është lajmëruar.Ajo së fundi është parë duke u zhytur liqenin e Como-s në Itali së bashku me një mik.
Mediumet si “The Sun”, “L’Equipe”, “Fox” etj kanë raportuar për ngjarjen.Ndonëse kërkimet e Policisë zvicerane po vazhdojnë, ende nuk ka ndonjë sinjal për gjetjen Ismailit.