Boksieri irlandez Jordan Latimer ka thënë se ka tronditje, dëmtim të veshit, lëndime në fytyrë dhe probleme me të parë pas një meçi të boksit që i zgjati vetëm 8 sekonda. Latimer 20-vjeçar u përball me medalistin e bronztë të Lojërave të Commonwelth të vitit 2018, John Dochertyn në Newcastle të shtunën. Por Docherty, që debutoi në boksin profesionist, e rrëzoi Latimerin pas vetëm tetë sekondave. Fillimisht Latimeri u ngrit por pas një serie tjetër të grushteve u hodh peshqiri në ring në shenjë dorëzimi. Nga këndi i Latimerit u hodh peshqiri pas 15 sekondave luftë, derisa ai po mundohej të ngrihej në këmbë pasi mori disa grushte, përfshirë edhe një aperkat të fuqishëm me të majtën. Në anën tjetër, Docherty 20-vjeçar tha se i është realizuar ëndrra pasi promotori i tij Eddie Hearn i ka thënë boksierit të peshës super të mesme se do t’ia aranzhojë një meç në Amerikë, në nëntor.