Funerali ishte gati, mungonte vetëm i vdekur. Por kur çdo shpresë ishte shuar dhe njerëzit ishin mbledhur për ta përcjellë në banesën e fundit, Mario Lo Conte, një pensionist italian 74-vjeçar nga Montecalvo Irpino, në Avellinese, u përmend, duke i lënë të gjithë pa fjalë.
I moshuari ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë, dhe mjekët deklaruan se ai kishte “mbaruar”.
Por krejt papritur i moshuari hapi sytë, duke bërë që familjarët të befasohen, duke e quajtur “mrekulli”. Familjarët po bëheshin gati për ta marrë në shtëpi, teksa kishin përgatitur edhe funeralin. Çdo gjë u anulua, ndërkohë që burri u dërgua në spital për kontroll.
“Po më telefonojnë shumë njerëz dhe më pyesin si jam. Por unë nuk kujtoj asgjë. Ishte besimi ai që më shpëtoi”, tha Lo Conte.