Tani është gjithçka e kryer: Rei Manaj do ta luajë te Piza gjysmën e dytë të sezonit. Sipas portalit italian “GianlucaDiMarzio”, bisedimet mes Peskarës dhe klubit të Serisë B janë mbyllur me sukses sot. Sulmuesi në pronësi të Interit pritet t’u nënshtrohet kontrolleve mjekësore të martën në mëngjes e më pas t’i bashkohet ekipit të trajnerit Xhenaro Gatuzo. Te Piza, që lufton për mbijetesë në ligën e dytë, 20-vjeçari lushnjar do të formojë dyshen e sulmit me Edgar Çanin, ndërsa në portë gjen Samir Ujkanin. Ky i fundit, sipas mediave italiane, luajti një rol të madh në vendimin e bomberit për t’iu bashkuar Pizës. Manaj u huazua nga Interi te Peskara verën e shkuar, por përvoja te bardhekaltrit nuk shkoi siç pritej. Ai shënoi vetëm dy gola në 12 ndeshje.