Inter ka arritur ta fitojë garën për transferimin e futbollistit të Real Madridit, Achraf Hakimi. Në garë për transferimin e futbollistit ishin Bayern Munich dhe Manchester City mirëpo sipas raportimeve të fundit Inter është afër finalizmit të marrëveshjes, transmeton Gazeta Sinjali, përcjellë gazeta Koha.
Sipas Gianluca Di Marzio ky transferim pritet të finalizohet gjatë ditës së sotme për shumën prej 40 milionë euro dhe 5 milionë euro tjera në bonuse.
21 vjeçari ka kaluar dy sezonet e fundit në huazim te Borussia Dortmund duke shënuar 12 gola dhe 17 asistime në 72 ndeshje.