Një gjirafë e bardhë së bashku me këlyshin e saj janë filmuar për herë të parë në Kenia. Gjirafat unike vuajnë nga një gjendje gjenetike, e quajtur leicism, e cila parandalon shfaqjen e pigmentit në qelizat e lëkurës dhe kjo e fundit është e bardhë e zbehtë. Ndryshe nga albinizmi, ku ekziston vetëm mungesa e melaninës, leucizmi është një gjendje që shkaktohet nga reduktimi i llojeve të ndryshme të pigmentit. Pamjet e gjirafave të veçantë u filmuan në konservatorin Hirola Ishaqbini, në qarkun Garissa të Kenias, nga ekspertët e parkut pas njoftimit të tyre prej banorëve të zonës. Ato ishin kaq afër dhe të qeta sa që dukej sikur nuk shqetësoheshin nga prezenca e njerëzve. Nëna vazhdonte të ecte përpara, ndërsa këlyshi i saj i shkonte nga pas.