Shkup, 26 shkurt – Në të gjithë botën, por edhe në vend, sëmundjet malinje së bashku me sëmundjet kardiovaskulare janë shkaqet kryesore të vdekshmërisë. Kanceri i qafës së mitrës është lloji i shtatë më i zakonshëm i kancerit dhe është shkaku i katërt më i zakonshëm i vdekjes tek gratë të cilat vuajnë nga kanceri. Statistikat e vitit të kaluar flasin se rreth 604,000 gra janë diagnostikuar me kancer në qafën e mitrës dhe rreth 342,000 gra kanë humbur jetën nga kjo sëmundje. Gjinekologët apelojnë që femrat të kryejnë vazhdimisht kontrolle tek gjinekologu, sepse zbulimi i hershëm i kancerit në qafën e mitrës është shpëtim për jetë.
“Gra, shkoni në gjinekolog, mos keni frikë nga gjinekologu! Duhet shteti të organizojë dhe të shkosh tek mjekët amë nuk është një tabu temë, nuk është shumë e vështirë. Nuk duhet të vizitohet gjinekologu vetëm kur keni probleme, por duhet të shkohet rregullit të kontrolloheni në gjinekolog. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të zbulohet me kohë çfarëdo qoftë problemi, e posaçërisht kur bëhet fjalë për karcinom në qafën e mitrës, ku me një kontroll dhe me një test shumë lehtë mund të shpëtoni.”,– deklaroi një mjeke gjinekologe.
Në Maqedoninë e Veriut çdo vit zbulohen 160 paciente me kancer në qafën e mitrës dhe për fat të keq 30% e tyre humbin jetë si pasojë e kësaj sëmundje.