Atalanta duket se ka bërë gjestin më të mirë duke mos e larguar Berat Gjimshitin nga klubi. Futbollisti i kombëtares shqiptare u rikthyer në shtëpi pas një tjetër sezoni në huazim, këtë herë nga Benevento, klub ky i cili nuk mbijetoi në Seria A.
Qendërmbrojtësi shqiptar u vlerësuar me notën 6.5 nga “Eurosport.it” pas një paraqitjete të mirë ndaj Romës ku rezultati në fund mbaroi në barazim 3:3. Notën më të lartë se Gjimshiti te Atalanta e kishin vetëm Zapata, Rigoni dhe Catagne (7).
Në komentimin e paraqitjes së futbollistit të kombëtares shqiptare shkruhej kështu: “Meritonte notë edhe më të lartë pas asaj paraqitjeje të mirë, por në golin e dytë të Romës nuk ia doli të markojë mirë Florenzin.
Ndërsa sa i përket pjesës tjetër të ndeshjes ka qenë në detyrë tërë kohën duke mos lënë Dzekon të tregohet i rrezikshëm”. Ndeshja ndaj Romës ishte ndeshja e dytë për Gjimshitin si titullar tek Atalanta dhe e treta duke përfshirë edhe ndeshjen në Evropa Ligë ndaj Kopenhagenit. Trajneri Gasperini duket se ka besim në qendërmbrojtësin shqiptar dhe pëlqen shumë se si e zhvillon ndeshjen në vijën e fundit të mbrojtjes.