Pas Shkëndijës së Tetovës, arritja tjetër e madhe, këtë herë historike, është e Dritës së Gjilanit, që ka arritur të fitojë 2-0 në Maqedoninë e Veriut dhe të eliminojë skuadrën e Sileksit. Falë dy golave të dy mbrojtësve Fidan Gërbeshi dhe Ardian Limani, gjilanasit sonte kthehen në Kosovë si heronj!
Pjesa e parë nuk dhuroi asnjë gol, teksa 45 minutat e dyta nisën me avantazhin e Dritës. Një penallti në minutën e 48-të i dha avantazhin Dritës, me 35-vjeçarin Gërbeshi që nuk gaboi nga pika e bardhë.
Skuadra gjilanase nuk u ndal dhe gjeti golin e sigurisë dhjetë minuta përpara fundit. Inkursion i bukur i Limanit, i cili mposht portierin vendas pas një asisti të marrë nga Hamdi Namani.
Djemtë e Ardian Nuhiut realizojnë një arrijte të bukur dhe kualifikohen më tej!
www.facebook.com/watch/?v=320120592415199&extid=BbXka61fu2l9GL3J
www.facebook.com/watch/?v=354523209028307&extid=MVmykjXcdMPam7ye