Dy persona janë dënuar me 10 vite burg sot nga Gjykata Themelore në Gjilan, ata dyshohen se nën kërcenimin e armës kanë marrë nga kasaforta e bankës “Finca” në Kamenië, një shumë prej 670 euro.
Dy të dyshuar me inicialet B. A. dhe A. L, janë dënuar me nga katër vjet burgim dhe me nga dy mijë euro gjobë, shkruan gazetametro.
Sipas aktgjykimit, të dënuarit më 23 shkurt në orën 15:15 minuta, me maska kishin depërtuar brenda objektit të Bankës “Finca” në Kamenicë dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë nga kasaforta e kësaj banke shumën prej 670 euro.