Lucerna po bën një sezon të mirë, teksa aktualisht mban vendin e katërt në tabelën e renditjes.Kjo ka bërë që disa prej lojtarëve të saj të vihen në shënjestrën e ekipeve të tjera. Mes këtyre lojtarëve është edhe Jahmir Hyka. Sipas “Blick”, pas mesfushorit të Kombëtares shqiptare është skuadra e Beshiktashit, e cila po lufton për titullin kampion në Turqi me Bashakshehir. Hyka këtë sezon po paraqitet mirë, teksa arriti të rifitojë sërish Kombëtaren. 28-vjeçari është aktivizuar në 15 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola në kampionatin zviceran.