Aleksandr Kokorin vetëm disa orë pasi përfundoi dënimin me burg është rikthyer në futbollin profesionist, shkruan BBC, transmeton Insporti.com. Gjiganti rus Zenit St. Petersburg ka rikthyer sulmuesin rus në skuadër duke i ofruar kontratë të re deri në fund të këtij sezoni.
Kokorin dhe bashkëlojtari i tij Pavel Mamayev ishin arrestuar në maj të këtij viti për shkak të huliganizmit, pasi kishin sulmuar një zyrtar shtetëror dhe shoferin e tij. Që të dy ishin dënuar me 18 muaj burgim. Megjithatë, janë liruar pas një apelit të sukseshëm.
Kujtojmë se dënimet për huliganizëm janë të ashpra deri në shtatë vite burgim. Kokorin ishte pjesë e Zenitit, ndërsa mesfushori Mamayev pjesë e Krasnodar.