Peshon 435 kilogramë dhe pretendon se është burri më i fortë në botë. 25-vjeçari Arbab Khinzer Hayat ka marrë një vëmendje të madhe ditët e fundit nga mediat për shkak të fizikut të tij. Daily Mail i ka kushtuar një artikull gjigantit pakistanez, i cili shprehet se është thjesht çështje kohe që ai të shpallet kampion në peshëngritje dhe në mundje. Në disa video të postuara në “Youtube” Arbab Khinzer Hayat shfaqet duke tërhequr një traktor apo automjete të tjera. “Qëllimi im është të bëhem kampion. Unë i jam mirënjohës Perëndisë që më dha këtë trup. Është çështje kohe para se të më shihni në peshëngritje në arenën botërore”, thotë Hayat. Gjiganti pakistanez pretendon se konsumon rreth 10 mijë kalori në ditë, 36 kokrra vezë, 3 kg mish, 5 litra qumësht e ushqime të tjera. Pavarësisht peshës së tij trupore, ai thotë se nuk ka asnjë problem shëndetësor.
https://www.youtube.com/watch?v=E8-hrSIfTnA
https://www.youtube.com/watch?v=8uWBGkrOKOw